Dje (22 mars), rreth orës 15:30, në Çegran të Gostivarit, pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë p r i v u a r nga liria personin E.M. (45) nga ky fshat, punonjës në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, nën dyshimin e kryerjes së veprës p e n a l e (“keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”).
I njëjti është i d y sh u a r për përgatitjen dhe lëshimin e “testeve të rrejshme PCR” negative për individë, në këmbim të të cilave ai ka marrë një shumë të caktuar parash.
Personi në fjalë është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës kundër tij do të përgatitet parashtresë adekuate.