Ballina Aktualitet Kultura Festa e fshatit shqiptar Karakurt të Ukrainës në 210 vjetorin e themelimit

Festa e fshatit shqiptar Karakurt të Ukrainës në 210 vjetorin e themelimit

Fshati i banuar nga shqiptarë në Ukrainë, Karakurt ka ditën e tij të njohur si Kurban, festa e Fshatit.

Kjo festë lidhet me Ditën e Shën Gjergjit dhe traditë e këtij fshati shqiptar është gjella rituale- kurban. Për këtë festë kurbani përgatitet nga një qengj i ri në një mënyrë të veçaltë: me oriz ose bullgur dhe me zorrët e kafshëve.

Deri në vitin 2016 Karakurt quhej Zhovtnevoe dhe këtë vit ky fshati mbushi plot 210 vjet me shumicën e popullsisë shqiptarë. Sot fshati ka 2700 banorë.

Karakurt u themelua në 1811 nga shqiptarët, të cilët shkuan nga Shqipëria Juglindore dhe u vendosën fillimisht në Dobrudja. Dhe më pas, disa shekuj më vonë, u themelua një fshat në Besarabia.
Është e mahnitshme se si disa shekuj më vonë, njerëzit vendas ende arritën të mbanin gjuhën, identitetin kombëtar

Sot, lidhjet e komunitetit lokal shqiptar me Shqipërinë janë forcuar më tepër, me kostumet tradicionale, vallet e këngët, ndërsa në shkolla vendase po mësohet dhe shqipja e sotme.

Në këtë fshat u vendos dhe monumenti i Heroit Kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu./ KultPlus.com