Fatmir Izairi do të jetë kandidati i BDI-së për Komunën e Zhelinës, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka shkruar se pas dakordimit me kryetarin e B D I-së, Ali Ahmeti, janë pajtuar që ai të jetë kandidati për kryetar të Zhelinës.
“Sot u dakorduam me propozimin e kryetarit Ahmeti, për të qenë pjesë e garës në zgjedhjet lokale për kryetar të Komunës së Zhelinës nga radhët e B D I-së. Ky propozim sigurisht duhet të aprovohet në degë dhe këshillin e përgjithshëm! Na priftë e mbara!”, (sic) ka shkruar Izairi.
B D I akoma nuk i ka zyrtarizuar kandidatët të cilët do të jenë në garë për zgjedhjet komunale në vjeshtë.