Një bilanc tragjik është regjistruar ditën e sotme në vendin tonë, ku si pasojë e mbytjes në det kanë humbur jetën 3 pushues, njëri prej të cilëve ishte edhe polici 59-vjeçar nga Kosova, Hasan Hysenajn.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Komuna Shtime i ka shprehur ngushëllime familjarëve, të afërmve dhe kolegëve të punës për ikjen e parakohshme të policit.
“Do ta kujtojmë përherë Hasan Hysenajn, jetën dhe veprën e tij në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës, përkushtimi i pashoq dhe profesionalizmi i lartë, ishin vyrtyt i tij, andaj, kujtimi për të do të jetë i përjetshëm!”, shkruhet në postim.