Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Malaj ka komentuar reagimet e Edi Ramës kundër kritikëve për ardhjen e Goran Bregoviç në Korçë.
Malaj thotë se Rama fillimisht duhet të kuptojë thelbin e demokracisë që bazohet dhe funksionon në ndarjen, balancimin e kontrollin e pushteteve.
Për Malajn, fakti që Rama etiketon si “fashistë” ata që kritikojnë Bregoviçin, dëshmon se kemi të bëjmë me kryeministër, që kërcënim real dhe shqetësim në rritje për demokracinë dhe qeverisjen në Shqipëri.
Malaj ndërkohë shton se synimi i Ramës është që me këto reagime të devijojë reagimin publik nga dështimet e tij prej vitesh.
Postimi i Arben Malajt
Ky eshte nje reagim i KM qe shpreh gjendjen e tij emocionale te perkeqesuar Ndersa etiketimi fashist i disa kritikeve eshte turperues.
Rama duhet t’a kuptojë thelbin e demokracisë e cila bazohet dhe funksionon ne ndarjen, balancen dhe kontrollin e pushteteve.
Rama nuk mund te jete ne te njejtin kohe Kryeminister, pergjegjes i zyres se kultures se bashkise Korçe dhe aq me pak zëdhenesi i policise qe qarteson nese kapsolla e hedhur ne ate koncert eshte akt terrorist, thjeshtë nje reagim spontan emocional apo nje veprim i mire strukturuar dhe mire organizuar i ushqyer nga mentalitetet fashiste qe KM i paska zbuluar tek nje pjese e populli te tij??
Nje KM qe etiketon fashistë kritiket e nje aktiviteti kulturore te nje bashkie, i cili nuk ka pune tjeter por ri tere diten ne rrjetet sociale dhe debaton per koncertin e Goranit – eshte shqetesim dhe kercenim real ne rritje per demokracive dhe qeverisjen e vendit.
Ne bote behen protesta qe anulojne dhjetra koncerte, konferenca, samite globale.
Turmat e pa shpresen dhe te irrituara dalin jashtë kontrollit, djegin dhe shkaterroje gjithcka por asnje KM nuk i etiketon fashistë apo nazistë, maksimumi i quajnë huliganë.
KM i perzgjedh epitetet denigruese per gjithe te tjeter per te kapur titujt e mediave nderkombetare edhe pse me vete- dije percmon dhe denigron gjithe kritiket, popullin dhe vendin e tij.
AI synon te devijoi reagimin publik per deshtimet e tij.
Duke mos pasur ne formimin e tij bazik asnje qelize shtete-fornuese AI shkatërroi funksionim demokratik ne PS dhe ne qeverisjen e vendit.
Zhduku cdo mendim alternative, perndoqi cdo perfaqesues te mendimit ndryshe, i zvendesoi individet me integritet ne parti dhe qeveri – me ministra dhe deputete manikine koke-tundese miratuese per cdo përzgjedhje te tij spontane, personale, nepotike dhe korruptive .
AI i zvendesoi ata me individë me CV dhe perkushtim kriminal
Deshperimi i tij per deshtimi e tij rrezikon dhe kercenoj ne shume shqiptaret se sa ATE dhe te zgjedhurit e tij si tek “Ferma e kafsheve” te Orëellit.
Per te ndihmuar ATE qe te kuptonte qeverisjen jane paguar nga donatore dhe taksat e shqiptareve me shume fonde se sa per dizenjimin dhe implementimin e Planit Marshall per rindertimin e Evropës pas luftes dytë botërore
Popujt e pergjakur dhe te varferuar deri ne palce te vendeve nderluftues ne Evropë e fituan luften dhe realizuan projektin e suksesshem te BE-se me vizion, sakrificat dhe perkushtimin qe as NETFLIX nuk i pasqyron dot ne emocionin njerezore qe BE u ndertua dhe u rrit si blloku ekonomik nder me te medhenjte ne ekonomine globale dhe nga me te zhvilluar sot ne bote.
Policia deklaron se ne Korçe ndodhi thjeshtë nje incident me nje kapsolle , nuk pati te lenduar dhe koncerti nuk u nderpre.
KM shkruan se mentalitetet fashiste ne Shqiperi duan t’i vene flaken Balkanit.
KY dhe armata e tij qeverisëse dhe mediatike aq agresive ne rrjetet sociale deshperohen perse Kurti dhe Vete-vendosja nuk vepruan si force politike ” fashiste”.
Kjo sepse vetem ky skenar do t’a dimensiononte ATE – liderin më modern ne hapesirat globale perfshi edhe Afganistanin qe duhet rindërtuar
AI vetbeson se eshte i vetmi “fanar ndriçues” qe me vizionin dhe mision paqetues midis serbeve dhe shqiptareve te Shqiperisë, me ‘ qartesine” e tij gjeopolitike, me protagonizmin e tij ” patriotik” dhe me kujdesarine tij mbi Kurtin dhe cdo lider legjitim te Kosoves, pse jo edhe te gjithe Balkanit, Ai dhe vetem AI do te siguroi paqen e cila sipas ATIJ eshte e pamundur pa ATE – prandaj duhen toleruar udheheqes autotarian qe qeverisin si mbretër te mbretërive feudale ne mes te Evropës dhe ne fillimet e shekullit te 21
Fatkeqësisht iluminizmin e ka vrare pushteti absolut qe bazohet tek kapja e shtetit dhe” korruptimi ekstravagante i liderëve parafabrikatë” sic qartesonte sot ne analizen e tij nobelisti Acemoglu per disa nga shkaqet thelbesore te deshtimit shtete formues jo vetem ne Afganistan.