Në Maqedoninë e Veriut janë aktivë katër zjarre. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se vatra aktive janë regjistruar në fshatrat Rahoviç dhe Bukoviç në komunën Saraj.
Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave u njoftua se ende vijon të digjet një sipërfaqe pyjore me bimësi të ulëta.
Gjithashtu ka ende vatra zjarri në fshatrat Rakllë, Nikodin , Toplicë dhe komunën e Prilepit, por që aktualisht nuk janë të rrezikshme. Bëhet me dije në malin Goten te fshati Niviçinë zjarri është riaktivizuar.
Në fshatrat Kunovë, Kojkovë dhe Llukovë në rajonin e Kratovë ka ende vatra zjarri aktive të cilat rrezikojnë të përhapen nëse nuk do të mund të neutralizohet në kohë.