Pink ka zbuluar së fundmi se babai i saj, Jim Moore ka ndërruar jetë.
Përmes rrjetit të saj social, Instagram , Pink postoi një foto bardh e zi duke kërcyer me babin, në njërën kur ka qenë fëmijë dhe një tjetër ku shfaqet e rritur.“Përgjithmonë”, ka shkruar ajo përkrah fotove.Rreth një vit më parë këngëtarja zbuloi se i ati vuante nga kanceri dhe se ishte nënshtruar një kimioterapie.Ajo tregoi se i ndjeri kishte pësuar dëmtime në shpinë dhe se kishte humbur funksionin në këmbë.