Ballina Aktualitet Aktivisti Xhaferi ia nxjerr “të palarat” në shesh Bujar Osmanit

Aktivisti Xhaferi ia nxjerr “të palarat” në shesh Bujar Osmanit

Aktivisti Arianit Xhaferi ka komentuar në rrjetin social fejsbuk takimin e djeshëm në Gostivar të Ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani i cili foli para qytetarëve gostivaras për dislokimin e kazinove dhe bastoreve nga qendra e këtij qyteti, përcjell in7

Postimi i Arianit Xhaferi në facebook:

Bujar Osmani sot në Gostivar foli për kazinot dhe bastoret! Vallë mos ka harruar Bujar Osmani se ishte pikërisht ai (Bujar Osmani) që më 21 Maj 2019 i dha leje kompanisë MaxBet të Sasho Mijallkovit për të hapur 25 kazino të reja… Ai mund të ketë harruar por ne nuk kemi harruar… Për më tepër bashkëpartiakët e Bujarit por edhe partnerët e koalicionit qeveritar kanë firmosur dhjetëra leje për hapjen e mijëra kazinove në gjitha qytetet e vendit… ;), ka shkruar aktivisti Xhaferi./in7.tv/