Shkruan: Kim Mehmeti
“Nga çdo kund flitet për një virozë me vjellje dhe barkëqitje. Besoj se atë e shkakton premtimi i kryetarit të B D I-së për zero mbeturina, zero keqpërdorim, zero keqmenaxhim, zero ndërtime pa leje, zero korrupsion, zero qenë endacak, zero mungesë parkingu dhe zero qytetarë të lënë pas dore?!
Premtim që të çon ta pyesësh veten: është e mundur që zhvatësit të heqin dorë nga zhvatja dhe të ndërpritet diçka që përfaqësuesit e kësaj partie e kanë praktikuar dy dekada me radhë? Po, nëse janë ngi duke plaçkitur popullin dhe nëse planci nuk u duron më!
Si dhe pyetjen: ësht e mundur këtë ta premtojë njeriu që dy dekada me radhë i ka prirë kësaj bande kapadainjsh që i shpopulloi viset shqiptare dhe që vlerë të vetmen ka shpallë librezën e kësaj partie? Po, nëse në të ka vdekur çdo gjë njerëzore!
Dhe në fund shtrohet pyetja thelbësore: pse deri më tani është lejuar ky bashibozuk, i cili pas këtyre zgjedhjeve vendore do zhduket nga faqja e dheut? Mbase pse kryesuesit e B D I-së ia dolën të realizojnë diçka perverse: t’i detyrojnë votuesit e varfër të shtiren se ndjehen mirë, kur Kryetari i kësaj partie paturpshëm i tallë, i gënjen dhe i përbuzë!” (Kim Mehmeti)