Nëse kaloni shumë orë para një ekrani – qoftë kompjuter, tablet ose celular – atëherë ka shumë të ngjarë të vuani nga lodhja dixhitale. Një sindromë e shkaktuar nga përpjekja intensive e syve për t’u përqëndruar në një objekt aty pranë, pa pushim.
Sytë turbullohen ndërsa shikoni ekranin e kompjuterit dhe mund të ndjeni dhimbje – madje edhe marramendje. Si rezultat, ndjeni nevojën për t’i mbajtur sytë mbyllur, për t’i fërkuar ose për të shikuar larg. Kjo ndodh sepse ekranet i lënë sytë tuaj të thatë dhe shpesh të irrituar.
Si mund të parandaloni lodhjen e syve?
Nëse të kalosh më pak kohë para një kompjuteri nuk është një opsion për ju, atëherë mbajeni ekranin rreth 30 centimetra larg dhe sigurohuni që shikimi juaj të jetë pak poshtë. Ulni ndriçimin e ekranit dhe mos harroni të mbani syze. Kini parasysh rregullin 20-20-20.
Çdo 20 minuta, shikoni një objekt të paktën 10 metra larg për të paktën 20 sekonda. Në këtë mënyrë, sytë do të qetësohen. Nëse sytë tashmë janë të lodhur, bëni një pushim të plotë. Ndaloni së pari ekranin derisa të ndiheni mirë dhe përdorni disa pika lubrifikuese të syve dhe kompresa të ngrohta. /abcnews.al