Rasti i “Durmo Tours” assesi të zgjidhet. Seanca e sotme e planifikuar për aksidentin në Llaskarcë u shty sepse një nga avokatët ka pasur rast vde*kjeje. Gjykimi i radhës është caktuar për më 28 shtator. Rasti është në procedurën e prezantimit të dëshmive kur mbrojtja paraqet provat e saja. Rasti lidhur me aksidentin tragjik në autostradën Shkup – Tetovë pranë fshatit LLaskarcë, në të cilin vdiqën 16 pasagjerë dhe 38 persona u lënduan rëndë, është në gjykatë tanimë dy vjet. Gjashtë persona akuzohen, përfshirë pronarin e “Durmo Tours”, Durmish Beljuli dhe shoferin e autobusit Manoil Trifunovski. Autobusi pësoi aksident në shkurt të vitit 2019.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Privacy Policy
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email