Ina lilahi we inna ilejhi raxhiun
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”.
Shumë e nevojshme vizita e Reisit Shaqir efendi Fetahut bashkë me myftitë e Bashkësisë Fetare Islame.
Pranova ngushëllimet më të sinqerta dhe pëkrahjen morale në këto ditë të vështira për Tetovën dhe tetovarët.
Njëkohësisht bashkë me Reisin Fetahu, myftiun Qani Nesimi dhe myftitë nga qytetet tjera, në shenjë solidarizimi për familjet që humbën më të dashurit e tyre, si institucione morëm përsipër të gjitha shpenzimet e varrimit dhe përkrahje financiare për familjet e prekura nga kjo tragjedi.
Nuk është koha e përfitimit politikisht nga kjo tragjedi. Është koha kur institucionet relevante duhet ta bëjnë punën e tyre.
Sytë qajnë, zemrat lotojnë. Por kaderi është kader. Do të jem gjithëmonë aty ku janë qytetarët e mij, në çfarëdo rethane sado e vështirë të jetë ajo. Do ndajmë dhimbjen bashkërisht.
#Dhimbje 💔