Ballina Aktualitet Dizhoni në Çair i përmbytur nga balta (VIDEO)

Dizhoni në Çair i përmbytur nga balta (VIDEO)

Shiu i rrëmbyeshëm që ka kapluar vendin këto ditë, vazhdon të zbulojë shumë pellgje nëpër lagjet e Çairit. Ekipi i televizionit Shenja vizitoi sot lagjen e Dizhonit, ku janë krijuar shumë pellgje të mbushura me ujë, të cilat e vështirsojnë lëvizjen e banorëve të kësaj lagje, në këmbë dhe me vetura.

Një banor i kësaj lagje për televizionin tregon se kjo rrugë në këtë gjendje është qe 4 vjet dhe askush nga zyrtarët e Komunës së drejtuar nga Visar Ganiu nuk është interesuar për ta zgjidhur problemin.

Ekipi i Televizionit Shenja ka provuar që të marrë më shumë deklarata nga banorët, por shumica e tyre nuk kanë pranuar që të flasin, megjithëse jetojnë në këto kushte shumë të vështira. Prapa kamerave ata zakonisht thonë se druajnë që të flasin në publik sepse mund të kenë telashe të ndryshme.

Ndërkohë, publikimi i pamjeve të tilla në rrjetet sociale ka nxitur edhe reagime të shumta. Në shumicën e tyre vërehet një ironi e thellë ndaj zyrtarëve komunalë që e lanë këtë vend edhe lagje të tjera në baltë ndërkohë që partia në pushtet e proklamon “agjendën e blertë”./Shenja.tv