Kandidati i pavarur për komunën e Kërçovës Fatmir Limani ka theksuar në intervistën në TV21 se do të fitojë që në raundin e parë dhe se ka një përkrahje të gjerë edhe nga komunitetet e tjera.
Ai ka theksuar se është i bindur se do të sigurojë fitoren që në raundin e parë.
Sipas tij, është Dehari që po i shmanget debatit dhe përballjes me argumente për Kërçovën. Limani është përgjigjur edhe në pyetjen se a është Musa Xhaferi njëri nga njerëzit që ka përkrahur dhe është pjesë e platformës së tij.
Musa Xhaferi është përkrahës i ndryshimit në Kërçovë. Roli i tij është i njejtë siç ka qenë në kohën kur ka fituar Dehari si kryetar komune.