Ballina Aktualitet I jepet lamtumira e fundit mësuesit Jetish Abduli (VIDEO+FOTO)

I jepet lamtumira e fundit mësuesit Jetish Abduli (VIDEO+FOTO)

Me lejoni qe te marr pak nga vemendja dhe koha juaj, per te lexuar nje referat nga ana ime ne emer te kolektivit te SH. F. K. “Përparimi”, pjese e te cilit ishte edhe i ndjeri Mesuesi Jetish Abduli.  Dita e sotme eshte nga ata ditet ne te cilat dhimbja ngushton kraharorin dhe ne mendje rrotullohen kujtime pa fund, sot eshte nje dite ne te cilen e sotmja ndalon per te perkujtuar themelet e vendosura ne te djeshmen dhe rrugen e trasuar, e te cilen duhet ta ndjekin brezat e ardheshem ne te nesermen. Sot eshte edhe dita qe I japim pershendetjen dhe lamtumiren e fundit Mesuesit Jetish, nje njeriut unik si ne planin professional ashtu edhe ne ate Human.

Mesuesi Jetish ishte nje veper ne vete, kontributi I tij eshte I pashoq ne shume dimensione, si ne fushen Arsimit, Kultures, Sportit, Politikes dhe ne çdo pore tjeter te zhvillimit shoqeror. Fillim vitet e 70-ta e gjejne ate ne krye te organizimit te jetes sportive ne CEGRAN, me cka bashke me shume dashamire te sportit arrijne qe ta themelojne KLUBIN FUTBOLLISTIK ARSIMI, I cili klub per shkak te prezences se shume Arsimtareve dhe Arsimdashesve merr edhe emrin ARSIMI, ai vazhdon aktivitetin ne kete klub si nje futbollist I gjenerates se pare dhe nje lojtar I dalluar per shume vite me rradhe. Pjese e aktivitetit te tij ne kete klub ishte edhe organizimi I klubit, ku per nje kohe te gjate dha kontribut moral, logjistik dhe financiar.

https://youtu.be/TXNA7HtWHxs

Mesuesi Jetish ishte zeri I njerezve te sht*ypur, ai fliste kur te tjeret nguronin, ai e bente nje hap perpara kur te tjeret ndaleshin. Asnjehere nuk heshti perballe padr*ejtesive, dhe veprimtaria e tij politike perfshin reagime te bujshme pa fund, te cilat reagime godi*snin padre*jtesite, ishin ne sherbim te se mires se pergjitheshme dhe I ngjanin nje intelektuali te veçante sic edhe ishte ai.

Ne fushen e kultures, edukimit dhe arsimimit te brezave te rinje ishte nga me te perkushtuarit dhe me te dalluarit, te gjithe e njohin Mesuesin Jetish si nje MESUES. Nga dita e pare e deri ne diten e fundit te tij si mesimdhenes sherbeu me nder dhe dashuri te madhe per shkollen dhe shkollimin, aq sa nuk ka nxenes qe ka kaluar ne duart e tija dhe te mos jete formesuar mire me kuluture, edukate dhe dije te larte. Ai bashke me shume kolege te tij dha edhe nje kontribut te dalluar ne drejtim te ndertimit te objektit te ri shkollor ne shkollen PERIFERIKE PERPARIMI, te cilin objekt e kemi ketu prapa dhe ju sherben gjeneratave te reja sot e kesaj dite.

Si nje ish nxenes I tij, jam thelle I bindur se te gjithe ish nxenesit e tij do kishin dashur te jene edhe nje here nxenes te mesuesit Jetish. Personalisht me lidhin shume kujtime edhe si nxenes edhe si koleg. Mbaj mend se si me ka mbajtur doren per te bere mire vijat e para ne fletore, mbaj mend si me ka mberthyer kmishen, si na ndihmonte te vejm canten ne shpine dhe keshillat pa fund te cilat mua dhe ish nxenesit e tij na formesuan duke na bere keto qe jemi.

Si koleg I tij, dua te ndaje me ju nje moment interesant: ishte feste, dhe dikush kishte sjelle dhurata per te gjithe femijet, te gjithe vershuan ne koridor, dhe u mblodhen rreth dhuratave…vetem nje klase ishte ne rreshte dy nga dy dhe priste! Njeriu qe kishte sjelle dhuratat me pyeti me habi, keto femije te kujt mesuesi jane, I thash prit dhe shif! Pastaj dha koke Mesuesi Jetish, I cili disiplinen e tij e kishte mbjelle mire edhe tek nxenesit e tij.

Thote profeti Muhamed a.s, Mesuesi i njerezimit: Ngjyra e lapsit te dijetarit eshte me e shejnte se gja*ku I desh*morit.
Thuhet se, atij qe te meson nje shkronje i ke borxh nje jete.

Te qofte I lente dheu I tokes qe aq shume e deshe.
Qofshe I Parajses Mesues I Dashur.
Ju Faleminderit.

Te nderuar banor te Çegranit sot ndajme dhimbjen bashke me ju pas lajmit te hidhur per nderimin jete te Mesuesit Jetish Abduli. Mesuesi Jetish, eshte nje nga njerezit i cili ka dhene nje kontribut te jashtezakonshem ne Bashkesine Lokale, ne organizmin e jetes shoqerore ne Çegran dhe ne çdo aktivitet tjeter i cili ka qene ne dobi te fshatit dhe Çegranasve.
Ne emer te antareve te Bashkesise Lokale, ngushellimet me te sinqerta per familje Abduli.
Allahu i falte Xhenetin.

Sot mora lajmin e hidhur dhe të dhimbshëm për ndrimin jetë të mësuesit dhe kujdestarit tim në shkollën fillore, njiherit aktivistin e mirënjohur rahmetli Jetish Abduli. Eshtë një humbje e madhe për të gjith ne, sepse la gjurma të pashlyeshme në sferën e arsimit duke qenë në shërbim të plotë tërë jetën. Ishte energjik me plotë optimizëm dhe besim në ardhmërine e kombit në përgjithësi. Gjithmonë mundohej të senzibilizojë gjeneratat e reja në mësim e studim, në veçanti në ngritjen e vetëdijes kombëtare e fetare.

Ishte njëri ndër theneluesit klubit sportiv dhe më thoshte, sporti mbron rininë nga anomalitë e kohës dhe formon personalitete të shëndosha. I jepte rëndësi tē veçantë edhe vlerave fetare dhe i kuptonte si një ngritje shpirtërore dhe lidhje e fortë me Zotin, që është një vlerë e veçantë në jetën e njeriut, dhe nuk ishte e rastit që babait të tij Haxhi Ahmetit i cili ishtë kryeyar i këshillit iniciativ, i ndihmonte me këshillat e tij në procesin e ndërtimit të Xhamisë së re në fsh. Çegran Ishte aktiv edhe në zhvillimin dhe kultivimin e vlerave demokratike që ngriti vetëdijen për një të ardhme të shëndoshë të kombit tonë në përgjithësi. Shprehi ngushllime të thella të gjithëve, në veçanti familjes së ngushtë, njiherit edhe durim të pashoq, rahmetli arsimtarit Allahu e meshiroft me Xhennetin e amshueshëm./Shaqir Fetahu

Sot dëgjuam lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të mësuesit Jetish Abduli.
Mësuesi Jetish ishte njëri nga mësuesit i cili ka dhënë një kontribut të veçant në edukimin dhe arsimimin e shumë gjeneratave. Njëkohësisht ka dhënë kontribut në organizmin e jetës kulturore e sportive në Çegran.
Në emër të kryesisë dhe antarëve të SHKA “Jahi Hasani”, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Abduli!

Mësuesi jonë Jetish Abduli që na I mësoi shkronjat e që na edukoi me përkushtimin maksimal Allahu të faltë e të mëshiroftë e me xhenetin Firdeus të gradoftë

Te Allahut jemi dhe te Ai është kthimi.

Në orët e para të mengjesit të sotëm ka ndëruar jetë Mësuesi Jetish Abduli. Mësuesi Jetish është një nga themeluesit e klubit futbollistik Arsimi, është lojtar i gjeneratës së parë dhe një aktivist i pashoq në drejtim të zhvillimit të futbollit në Çegran. Ai ishte edhe një mësues shembullor dhe një njeri me vlera.

Ngushëllime të sinqerta Familjes Abduli.
Mësuesi qoftë i parajsës.!

Te Allahut jemi dhe te Ai eshte kthimi.

Ne oret para te mengjesit te sotem nderoi jete nje nga mesimdhenesit me te perkushtuar te Arsimit shqip ne treven e Pollogut, mesuesi Jetish Abduli. Ai ishte i veçant si nga aspekti profesional ashtu edhe ne aspektin njerezor. Nje njeri i cili do mbahet mend gjate nga gjeneratat qe ka kaluar dhe gjeneratat qe do vine.

Ngushellime familjes,
I qofte i lente dheu dhe Zoti i falte parajsen.