Prej 1 janarit 2022 shteti do t’i mbulojë kontributet për secilin të ri deri 29 vjeç që do të punësohet për herë të parë, ndërkaq pason edhe stimuli shtesë për secilin muaj, për secilin të punësuar të ri, paralajmëroi sot kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev në takim me qytetarët e Komunës Petrovec në promovimin e kandidatëve për Zgjedhjet lokale të koalicionit të kryesuar nga Lidhja socialdemokrate.
“Njëkohësisht, për ata të cilët ende nuk janë të gatshëm për punë sepse ende nuk kanë zhvilluar shkathtësi, shteti do ta mbulojë shpenzimin e ndërmarrjeve për t’ju dhënë praktikë. Të rinj të dashur, ju bëj thirrje, ndiqni mundësitë të cilat vijnë edhe në nivel qendror edhe në atë lokal. Mundësitë janë para jush, shteti dhe komunat i sigurojnë, qëndroni në shtëpi dhe angazhohuni”, porositi Zaev në tubim.
Ai theksoi se papunësia e të rinjve në vend ishte 42 për qind, ndërsa Qeveria e kryesuar nga LSDM e zvogëloi në 29 për qind dhe, siç theksoi, ajo akoma do të shënojë rënie.
Ai foli edhe për reformat kapitale të cilat u sollën nga qeveria e kryesuar nga LSDM në periudhën e kaluar.
Në tubim në karvanin “Më e mira për komunën time” ishin të pranishëm edhe kandidatët për këshilltarë dhe për kryetare të Komunës Petrovec, Elizabeta Zelenikovska.
“Petroveci është dera hyrëse e Shkupit, Petroveci e meriton ‘Më të mirën’, sepse këtu jetojnë njerëz të vyer, nikoqirë, por edhe sepse komuna me të vërtetë është sfidë për secilin që hyn në kryeqytet – çfarë e kemi qytetin dhe çfarë e kemi shtetin”, porositi Zaevi në tubim.