Ballina Aktualitet Lajme Këto janë çmimet për sezonin e skijimit në Kodrën e Diellit

Këto janë çmimet për sezonin e skijimit në Kodrën e Diellit

Qendra e skijimit “Kodra e Diellit” deri me 15 dhjetor 2021 ofron biletat e sezonit me çmim promocional në parashitje. Bileta vjetore për sezonin e skijimit për grupmoshën nga 6 deri 13 vjeç është 8,000 denarë nga 10,000, për grupmoshën nga 14-62 është 11.500 denarë me zbritje nga 14.000 denarë dhe për personat mbi 62 vjeç është 10,000 denarë nga 12,000, njofton Portalb.mk.

Çmimi i biletave ditore për këtë sezon në Kodrën e Diellit është si vijon:

  • Grupmosha 6-13 vjeç bileta ditore është 800 denarë me depozitë prej 400 denarësh të cilat merren prapë sapo të kthehen në sportel nga bileta.
  • Grupmosha 14-62 bileta ditore është 1,100 denarë dhe 400 denarë depozita,
  • Për të rriturit mbi 62 vjeç, bileta ditore për skijim është 1000 denarë.

Koha në të cilën sportelet e biletave do të punojnë është nga 8 në mëngjes deri 4 pasdite. Ski-liftet do të punojnë që nga ora 8:45 deri në 15:30, ndërkaq skijimi i natës është nga ora 19 deri ora 22.

Për më shumë informata rreth sezonit të skijimit në Kodrën e Dielli, klikoni KËTU.

Ndryshe, procedura për ndarjen e “ELEM Turs” nga  Elektranat e RMV-së  është nga fundi. Drejtori i ELEM-it, Adem Avziu tha se janë duke u përgatitur për sezonin e skijimit. Ndërkaq vazhdon të ngelet e paqartë për opinionin se çfarë po ndodh me investimet në Kodrën e Diellit dhe kush do të jetë investitori të cilit do t’i jepet me koncesion kjo qendër skijimi për 99 vitet e ardhshme, për këtë Qeveria vazhdon të hesht.