Ministrja e qeverisë Rama, Edona Bilali i është bashkuar aksionit për një Shqipëri të Pastër.
Ajo ka postuar në rrjetet sociale një video mesazh sensibilizues për qytetarët që e ndotin ambientin duke i hedhur plehrat vend e pa vend.
Në video ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Bilali duket teksa pastron poshtë pallatit kur një djalë hedh qesen me plehra. Ajo e merr dhe ia kthen pas duke thënë: edhe Shkodra asht shpia jote, mos i hidh plehnat nga dritarja!