Fadil Kraja ishte dramaturg dhe letrar i shquar kombetar. Krijimtaria dhe emri i tij lidhen ngushte me Teatrin Kombetar Shqiptar dhe Teatrin “Migjeni” te Shkodres ku ne kete te fundit kontribuon prej 60 vjetesh.
Veprat e tij jane luajtur e vazhdojne te luhen nga trupat teatrale te Kosoves, por edhe te Diaspores e te qyteteve te ndryshme ne Shqiperi.
Jeta e Krajës
Fadil Kraja u lind në Shkodër, Shqipëri, më 1931. Shkollen e mesme e kreu ne gjimnazin e Shkodres ku spikati me talentin per letersine. Studimet e larta i përfundoi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhe-Letersi. Pas diplomimit punoi ne profesionin e mesuesit te cilin e trashegonte edhe nga familja e tij.
Në vitin 1950, filloi punën për herë të parë si mësues në fshatin Mjedë. Në atë kohë nuk kishte shkollë në këtë fshat keshtu qe mesimi zhvillohej në shtëpinë e njerit prej banoreve, Hasan Metit. Kjo shkolle kishte 50 nxënës të ardhur nga 8 fshatra: Shelqet, Spathar, Laç, Qyrsaq, Hajmel, Ganjoll, Kaç, Naraç, dhe 4 mësues; Isak Ramadani, Fadil Kraja, Rifat Barbullushi, Gita Shani.
Fadil Kraja kontribuoi për vite me radhë si një mësues i nderuar në fshat e qytet duke nxjerrë nga duart e tij nxënës e studentë që u shquan me pas në fusha të ndryshme psh. ne letërsi dhe art.
Fadil Kraja luajti rol të madh edhe në gjallërimin e Gjimnazit të Shkodrës si mesues i letersise. Me vone ai punoi si pedagog i letërsisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” – Shkodër.
Për disa kohë drejtoi Klubin e Rinisë dhe më vonë qe anëtar i përhershëm i Këshillit Artistik në Teatrin “Migjeni”.
Nga viti 1972 gjer më 1992 ka qenë shkrimtar në profesion të lirë, duke vazhduar si pedagog i jashtëm në fakultet dhe njëkohësisht Kryetar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Degën e Shkodrës.
Dita e sotme nis me një lajm shumë të trishtueshëm! Ikona e dramaturgjisë shqiptare, Mjeshtri i Madh Fadil Kraja, është ndarë nga jeta. Është një humbje e madhe për familjen, për kolegët, për artin shkodran e shqiptar, Shkodrën e Shqipërinë.
Dramat e tij, nga “Gjaku i Arbrit” me mbi 50 të tilla, romanet e tij, do të vazhdojnë ta mbajnë mes nesh me artin e tij të spikatur! Pushofsh në paqe Mjeshtër i Madh e qytetar model i Shkodrës Fadil Kraja.