Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut Ndahet nga jeta mësuesi Ismet Klosi (FOTO)

Ndahet nga jeta mësuesi Ismet Klosi (FOTO)

Ismet Klosi ka qenë mësues në SHF”Millto Gurra”.Për vdekjen e mësues Ismetit kan njoftuar nga drejtoria e shkollës në një postim në Facebook:

Në mëngjesin e ditës së enjte morrëm lajmin e dhimbshëm për ndarjen fizike nga jeta e kësaj bote të mikut, familjarit, punëtorit dhe mësuesit tonë Ismet Kilosi.

Padyshim se çdo ndarje është e rëndë dhe sidomos dhimbja dhe mërzia shtohet kur ndodh befas, pa pritur dhe në moshë jo të shtyer.

Ismet Kilosi u lind më 14 shtator më vitin 1959 në fsh. Cërvicë të komunës së Kërçovës.

Shkollimin fillor e kreu me sukses në Garanë. Për të vazhduar shkollimin e mesëm në Gjimnazin e Kërçovës. Më pastaj regjistrohet në Shkollën e Lartë Pedagogjike pran Universitetit të Shkupit në grupin e gjuhës frenge, diplomon me sukses të lartë më 25.12.1983 v. dhe merr titullin Arsimtar për gjuhë frenge.
Nga data: 01.09.1983 punësohet në Shkollën Fillore Qendrore “Milto Gurra” ku me nder dhe dinjitet vazhdon të punoj deri në frymën e tij të fundit. Falë kontributit dhe angazhimit të tij nuk do të mungojnë sukseset, të arriturat dhe investimet në shkollën tonë.

Mësues Ismet Kilosi e gjen në të gjitha nismat dhe aktivitetet arsimore, shoqërore dhe humane me qëllimin shumë fisnik dhe me pozitivitet të pashembulltë në të gjitha situatat dhe kërkesat e kohës.

Përveç kësaj përgjegjësie mësues Ismetin, krahas punës që bënte në shkollë me nxënësit duke edukuar dhe mësuar breza dhe gjenerata të shumta do ta gjejmë aktiv edhe në bashkësinë vendore të fshatit Cërvicë, e sidomos në sferën e sportit duke dhënë kontribut të pa kursyer te klubi futbollistik “Bashkimi”.
Kolektivit të shkollës sonë do ti mungoj urtësia, mençuria dhe etika e arsimtarit shembullorë .

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, 26.11.2021, (dita e premte), në fsh.Cërvicë.
All-llahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me mirësitë e Tij të pakufishme…!

Zoti i Madh e bëftë një nga banorët e parajsës, në shtëpinë e banimit të përjetshëm!
25.11.2021,

SHFQ”Milto Gurra”-fshati Garanë-Strellcë, Komuna e Kërçovës
Drejtori
Kujtim Kasami

@tn.lajmelokale
@tetovanews