Policia e Kosovës ka ndaluar katër shtetas rusë, të cilët dyshohen për kalim të paligjshëm të kufirit.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Jelakce, Leposaviq, ku Policia ka ndaluar një veturë të dyshuar e tipit Opel Astra, me targa të huaja në të cilën ndodheshin katër persona, të cilët përmes rrugëve alternative kishin hyrë ilegalisht në Kosovë.
Katër personat e ndaluar, dy meshkuj dhe dy femra, të gjithë shtetas rusë, janë shoqëruar në Polici dhe ndaj tyre do të ngrihet padi për “kalim të paautorizuar të kufirit, ose vijës kufitare”.
Lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet kompetente dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje 48 orë për procedura të mëtejme./albeu.com/