Gjatë gjithë jetës së saj Adelina Sejdini ka pasur vetëm tragjedi. Ajo u rrëmbye që e re, u dhunua dhe përdhunua dhe u shfrytëzua seksualisht që në moshën 22-vjeçare në rrugët e Italisë. Falë denoncimit të saj ajo arriti të ikte nga duart e trafikantëve dhe ti vinte ata pas hekurave, por tragjeditë e ndoqën edhe më pas ku nuk mori mbrojtje nga shteti italian dhe familja e saj e mohoi. Pas gjithë këtyre peripecive ajo kishte marrë edhe një urdhër dëbimi nga Italia, që e çuan Adelina Sejdinin drejt aktit ekstrem, atë të vetëvrasjes duke u hedhur nga një urë në Itali pak ditë më parë.
47-vjeçarja shqiptare pak para se të vetëvritej, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku paralajmëronte veprimin tragjik pas urdhrit të dëbimit nga autoritetet që të mos shkelte për 1 vit në Romë.
“Përshëndetje
Nuk kam as forcën për të folur. Nuk kam zgjedhur askënd, nuk më ka ndihmuar asnjë. Por përkundrazi. Tani unë po shkoj të gjëj një vend, ku mund ti jap fund jetës. Dhe brenda kësaj nate do më gjejne brenda një varri. Ju premtoj për këtë. Mua gjallë nuk do më gjeni më. Faleminderit për ata që më deshën shumë. Unë do i jap fund këtë natë. Tani ka mbërritur një pikë ku duhet ti jap fund vetë. Gjithasesi, çdo gjë që kam thënë, ju bëhuni zëri im, jepini zë asaj që më ka ndodhur mua. Megjihtatë, përpara se të flas, sapo të vijë momenti që të hidhem, do e lë telefonin e hapur dhe do të hidhem direkt. Nësë ia dal, nëse jo, lamtumirë”.
Ajo e kishte paralajmëruar vdekjen e saj, ndërsa për të protestuar kundër burokracisë, në fund të tetorit kishte vendosur të shkonte në Romë, pavarësisht shëndetit të dobët, me shpresën se do të mund të takohej me Presidentin e Republikës Sergio Mattarella ose të paktën disa zyrtarë të Ministrisë së Brendshme. Më pas më 28 tetor ajo i vuri flakën vetes. Por shqiptarja u shpëtua dhe më pas u transportua në spitalin me djegie të rënda. Por dramat e saj nuk kishin fund deri sa vendosi të mbyllte sytë përgjithmonë me fund tragjik duke u hedhur nga një urë.