Ballina Kronika Po qëndronte në trotuar, e reja shqiptare aksidentohet për vdekje në Zvicër

Po qëndronte në trotuar, e reja shqiptare aksidentohet për vdekje në Zvicër

Një shqiptare nga Kosova është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e sotme në Zyrih të Zvicrës.

Sipas policisë 28-vjeçarja është goditur nga një makinë teksa ndodhej në trotuar bashkë me një person tjetër.

E reja F.K. nga Kamenica  ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. 28-vjeçari që ndodhej me të dhe shoferi që shkaktoi aksidentin e rëndë janë marrë në pyetje nga policia për të dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /Abcnews.al