Qentë e rrugës vijojnë të jenë shqetësim për qytetarët në Shkup. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur gjithsej katër kafshime nga qentë e rrugës.
Dje, në ora 15.00, në Stacionin Policor Kisella Vodë, personi me inicialet D.M. (37 vjeç) nga Shkupi ka raportuar se në rrugën 1510 është kafshuar nga një qen i pastrehë.
Në një rast të veçantë, dje në stacionin policor në Gazi Babë, personi me inicialet D.M. (81) nga Shkupi ka raportuar se është kafshuar nga një qen i pastrehë në rrugën “Maxhari”.
Dje, në ora 17.10, në SPB – Shkup, personi me inicialet H.A. (45 vjeç) nga Shkupi ka raportuar se në rrugën “Kërste Asenov” nga një qen i pastrehë ishte kafshuar djali i tij i mitur, ndërsa pak më herët, në ora 14:40 në SPB-Shkup, personi me inicialet G.P.(70) nga Shkupi ka raportuar se në kryqëzimin e rrugës së “Bethovenit” me rrugën “Aleksandar Bujnov” është kafshuar nga një qen i pastrehë, njofton MPB, transmeton Tetova News.