Banorëve të fshatrave të Strugës, Llabunisht, Podgorci dhe Borovec pas pothuajse 30 orëve iu kthye energjia elektrike.
EVN kumtoi se nuk ka defekte të reja në rrjetin distributiv, ndërsa intensivisht po punohet për sanimin e rrjetit dhe së shpejti pritet të stabilizohet furnizimi në lokacionet e fundit.
“Ekipe të përforcuara të Elektrodistribuimit tërë kohën punuan në terren për sanimin e defekteve, të cilat u paraqitën në rrjetin distributiv dhe me sukses sanuan një pjesë të madhe të tyre, ndërkaq ende po punojnë pa ndërprerje në mënjanimin e defekteve të fundit , të cilat janë në mjediset rurale ku përveç kushteve të motit të lig, ekipet po përballen edhe me terren të pakalueshëm”, informuan nga EVN.
Për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të borës, dje u paraqitën defekte të shumta në rrjetin përçues dhe distributiv të energjisë elektrike. Rreth tre orë pa energji elektrike mbetën: Ohri, Struga, Resnja, Dibra dhe vendbanimet përreth.