Një grua ka therur me thikë një tjetër në një qendër tregtare në Rrugën B në Prishtinë, raporton Express.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar.
Lajmin për Express e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për Rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 15 :00, kemi marrë informatën se në një qendër tregtare në rrugën “B” në Prishtinë, një person është lënduar. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person (femër). E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast është arrestuar e dyshuara (femër). Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti. Akoma nuk dihen motivet që çuan deri te ky incident.