Dy shoferë, njëri nga Shkupi dhe tjetri nga Kumanova janë përleshur në një parking në zonën e Komunës së Shkupit, Aerodrom.
MPB bën me dije se sherri ka ndodhur pasditen e djeshme, pas një mosmarrëveshjeje për një vend parkimi.
Ф. D. (37) nga Kumanova dhe V. B. (49) nga Shkupi do të përgjigjet për prishje të rendit dhe qetësisë publike – thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Tetova News.