Ballina Kronika Shqiptari përplaset me murin dhe humb tragjikisht jetën. Le pas gruan dhe...

Shqiptari përplaset me murin dhe humb tragjikisht jetën. Le pas gruan dhe 2 fëmijë të vegjël

Një 40-vjeçar shqiptar humbi tragjikisht jetën në një aksident me makinë në Landiona, në Novara të Italisë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës. Viktima është Arian Domi, i cili jetonte prej vitesh në Vicolungo.

Sipas mediave italiane, 40-vjeçari udhëtonte me makinë kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me murin rrethues të një shtëpie. Domi, i cili punonte në një ndërmarrje në Carpignano Sesia po kthehej në shtëpi, kur me gjasë ai humbi kontrollin e makinës për shkak të mjegullës. 40-vjeçari la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë të vegjël.

Lajmi për humbjen tragjike të shqiptarit u përhap me shpejtësi në Bassa. “Ishte njeri punëtor dhe më vjen shumë keq për të, gruan dhe dy fëmijët e vegjël që la pas, pak ditë para Krishtlindjes”, u shpreh kryebashkiakja e Vicolungo, Marzia Vicenzi për mediat vendase. Ajo tha po ashtu se kishte qenë për vizitë në shtëpinë e shqiptarit dhe se do të bënte gjithçka për t’ju gjendur pranë familjes së tij./tvklan.al

Enkelet Biba

Makina u përplas me pemën dhe u përmbys, kush është 29-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Greqi

Mediat greke kanë bërë publike identitetin e 29-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti të enjten. Enkelet Biba është emri i viktimës.

I riu udhëtonte me një makinë, por doli nga rruga dhe pasi u përplas me një pemë, u përmbys. 29-vjeçari shqiptar jetonte dhe punonte në zonën e Hersonissos.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti tragjik. Sipas asaj që raportojnë mediat, mendohet se i riu nuk ka mbajtur rripin sigurimi.

Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan ambulanca dhe zjarrfikësit, por ishte shumë vonë për 29-vjeçarin. Ai kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.

Makina e aksidentuar

Banorët e zonës kanë thënë se vendi ku ndodhi aksident paraqet rrezikshmëri për shoferët, por edhe këmbësorët. Siç shkruajnë mediat, Enkeleti bëhet viktima i 49 gjatë vitit 2021 në Kretë nga aksidentet rrugore./tvklan.al