Social-demokratët sot zgjedhin liderin e ri të partisë, që rrjedhimisht do të udhëheq edhe me qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veirut. Votimi në zgjedhjet e sotme të parakohshme brendapartike për të parin e LSDM-së zhvillohet pa probleme dhe vonesa. 194 vendovotimet në 80 komuna janë hapur me kohë, në orën 08:00 të mëngjesit, të cilat do të jenë të hapura deri në orën 19:00 të mbrëmjes. Siç njoftoi në një konferencë për media kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Viktorija Madiq, anëtarët e partisë në pushtet po votojnë në mënyrë demokratike.
Viktorija Madiq, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
“LSDM vendosi standarde të reja më të larta në skenën politike maqedonase. Sot mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme brendapartiake për kryetar të LSDM-së. Votimi në të gjitha qendrat e votimit u zhvillua pa probleme, pa vonesa, në një atmosferë demokratike dhe me respektim të masave mbrojtëse kundër kovid-19”
Madiq tha se të gjithë anëtarët që nuk kanë arritur të regjistrohen gjatë periudhës para regjistrimit, mund ta bëjnë të njëjtën sot, pas së cilës mund të ushtrojnë të drejtën e votës. Ajo sqaroi se të gjithë anëtarët e LSDM-së me kartë anëtarësimi elektronik kanë të drejtë vote.
Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor gjithashtu bëri të ditur se pas mbylljes së vendvotimeve dhe përpunimit të të dhënave të marra, sonte do t’i kumtojnë para opinionit informacionet përmbledhëse, pas së cilës do t’i shpallin rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme brenda partiake.
Ndryshe, LSDM-ja sot zgjedhë liderin e pestë të partisë që nga viti 1992. Në zgjedhjet e dyta direkte brendapartiake garojnë tre kandidatë për ta pasuar Zoran Zaev, i cili pas disfatës në zgjedhjet e fundit lokale vendosi të japë dorëheqje. Në garën për kreun e LSDM-së janë Frosina Remenski, Dimitar Kovaçevski, dhe Jovan Despotovski.
Linda Ebibi /SHENJA