Ballina Kronika Zjarr në Klinikën e Pulmologjisë pasi pacienti hoqi maskën e oksigjenit për...

Zjarr në Klinikën e Pulmologjisë pasi pacienti hoqi maskën e oksigjenit për të ndezur cigaren

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sonte në Klinikën e Pulmologjisë në Shkup, një pacient i vendosur në dhomën për mbështetje të oksigjenit, ka nxjerrë maskën përmes së cilës po merrte oksigjen dhe ka ndezur cigare. Për shkak të fluksit të oksigjenit në dhomë ka rënë zjarr dhe pacienti ka pësuar djegie të lehta në fytyrë dhe gjoks, transmeton Portalb.mk.

Nga Ministria thonë se stafi mjekësor kujdestar ka reaguar me shpejtësi, furnizimi me oksigjen është ndërprerë në kohë, gjë që ka parandaluar shpërthimin.

“Rasti është raportuar në polici Klinika, ndërsa pacienti i lënduar që ka shkaktuar zjarrin nuk ka lëndime në rrezik për jetën”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë.