Bazeli është kthyer në fushëbetejën e 100 personave që janë rrahur me njëri-tjetrin. Në mesin e tyre, kishte edhe shqiptarë. Sipas “Blick”, përleshja masive ndodhi të shtunën në mbrëmje rreth orës 20:00 në komunitetin e vogël midis Bazelit dhe Délemont.
Policia zvicerane thotë se rrahja erdhi si pasojë e një konfrontimi verbal mes dy grupeve rivale; por pas kësaj, debatet u pasuan nga përplasje të ashpra fizike. Përleshja ishte zhvendosur nga Eishalle në stacionin e trenit, e në momentin që në zonë mbërriti Policia, personat e përfshirë në konfrontim fizik janë larguar me shpejtësi në drejtime të ndryshme.
Policia është në kërkim të dëshmitarëve të ngjarjes, ndërsa thotë së ende nuk dihen arsyet që sollën përplasjen mes dy grupeve, ndërsa paraprakisht raportohet se mund të ketë nisur e gjitha për një vajzë.