Një 14-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik që ndodhi pas një aventure të nisur bashkë me miqtë e tij.
Mediat e Kosovës shkruajnë se rreth orës 16:30 të pasdites së sotme një 14-vjeçar mori makinën e të atit, thirri dy miqtë e tij bashkëmoshatarë dhe vendosën të bënin një shëtitje në rrugën Sallagrazhdë-Baqevc.
Njoftimi i policisë: Kemi pranuar një informatë se mes fshatit Mushtisht dhe Sallagrazhdë, ka ndodhur një aksident trafiku ku një fëmijë ka humbur jetën dhe dy të tjerët kanë pësuar lëndime të rënda. Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Prizren. Deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së kushteve rrugore. Viktima dhe dy të lënduarit dyshohet se kanë qenë rreth moshës 14-vjeç, ku njëri prej tyre ka qenë ngasësi i veturës.