Ballina Shëndeti Bëni kujdes kur gatuani orizin, ky gabim i zakonshëm vë në rrezik...

Bëni kujdes kur gatuani orizin, ky gabim i zakonshëm vë në rrezik shëndetin

Orizi është një ushqim bazë për shumë njerëz. Megjithatë shumë njerëz bëjnë një gabim kur përgatisin oriz. Sipas Healthline, orizi përmban arsenik inorgani , një element toksik për njerëzit. Kjo është arsyeja pse duhet ta shpërlani gjithmonë orizin përpara se ta përdorni. Ky proces heq një pjesë të këtij elementi të dëmshëm.

Larja e orizit është veçanërisht e rëndësishme nëse përdorni oriz kaf, pasi përmban më shumë arsenik sesa orizi i bardhë. Ndërsa shpëlarja e orizit është një pjesë e rëndësishme e përgatitjes, duhet të siguroheni gjithashtu që orizi të ketë shumë ujë kur e gatuani. Larja e orizit dhe gatimi me ujë të pastër zvogëlon sasinë e arsenikut me 57%.

“Doza të larta anormale të arsenikut inorganik mund të shkaktojnë simptoma që variojnë nga të përziera, të vjella dhe diarre deri te dehidratimi”, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). /abcnews.al