Dhunë në familje pati edhe gjatë festës së Vitit të Ri në disa shtëpi në Kosovë. Si rëndom, gratë u rrahën nga burrat e tyre. Ndërsa në Prizren vajza u rrah nga babai i saj.
Më 31 dhjetor, policia ka rrestuar një të dyshuar mashkull kosovar në Fushë Kosovë pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare.
I dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Tutje, policia njofton se në Gllogoc është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar në pistoletë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i njëjti dërgohet në mbajtje”, njofton policia, transmeton Express.
Më datën 1 janar, në Prishtinë viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar është duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa viktima është rikthyer në familjen e saj, policia thotë se rasti është në procedurë hetimore.
Mbrëmë në Lipjan është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ka konfirmuar policia.
Gjithashtu në Shtime është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare dhe të njëjtën e kishte larguar nga shtëpia me vajzat e saj.
I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje, tha policia.
Ndërsa në Prizren, vajza është sulmuar nga babai i saj.
“Viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga babai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.