Ballina Shëndeti Kur duhet të shqetësoheni për dhimbjen e shpinës?

Kur duhet të shqetësoheni për dhimbjen e shpinës?

Dhembja e shpinës është një nga arsyet më të zakonshme që na bën të shkojmë te mjeku dhe është një shkak kryesor i aftësisë së kufizuar në të gjithë botën.Për fat të mirë, mund të merren masa për të parandaluar ose lehtësuar pjesën më të madhe të dhembjeve të shpinës.

Simptomat

Dhembja e shpinës mund të variojë nga një dhembje e muskujve deri në një ndjesi goditjesh, djegieje ose therje. Përveç kësaj, dhimbja mund të ndihet në këmbë ose të përkeqësohet gjatë lëvizjeve të ndryshme.

Kur duhet të shkoj te mjeku?

Kontaktoni mjekun tuaj nëse dhembja në shpinë:

• Vazhdon disa javë
• Është e fortë dhe nuk përmirësohet me pushimin
• Përhapet poshtë njërës ose të dyja këmbëve, veçanërisht nëse shtrihet nën gju

• Shkakton dobësi, mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash në njërën ose të dyja këmbët
• Shoqërohet me humbje peshe të pashpjegueshme

Në raste të rralla, dhembja e shpinës mund të sinjalizojë një problem serioz mjekësor. Kërkoni kujdes të menjëhershëm nëse dhimbja juaj e shpinës:

• Shkakton probleme të reja të zorrëve ose fshikëzës
• Shoqërohet me ethe
• Rrëzoheni, pësoni goditje në shpinë ose lëndime të tjera

Shkaqet

Dhembje mesi e shkaktuar nga degjenerimi dhe dëmtimi i shtyllës kurrizore.

Gjendjet që lidhen zakonisht me dhembjen e shpinës përfshijnë:
– Tendosja e muskujve ose ligamenteve.

– Disqe të fryra ose të këputura në shtyllën kurrizore.
– Artriti.
– Osteoporoza.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

/Abcnews.al