Me anë të lopatave dhe mjeteve tjera ata hoqën pllakën e mermerit që mbulonte njërin prej varreve, pas së cilës filluan të gërmojnë tokën dhe arritën te arkivoli.
Prokuroria Themelore Publike – Kumanovë ka ngritur aktakuzë kundër tre personave të cilët fajësohen si bashkëpunëtorë në tentativën për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë” nga neni 236 paragrafi 1, pika 1 lidhur me nenin 19 dhe nenin 22 të Kodit Penal. Vepra për të cilën akuzohen është zhvilluar në varrezat e qytetit në Kumanovë.
Dy 30-vjeçarë dhe një 32-vjeçar, të tre nga Kumanova, së bashku dhe me marrëveshje paraprake, natën e datës 9 dhe 10 tetor, në varrezat e qytetit në Kumanovë, kanë tentuar t’i vjedhin dhe t`i përvetësojnë sendet e luajtshme të personave të tjerë.
– Me anë të lopatave dhe mjeteve të tjera hoqën pllakën e mermerit që mbulonte njërin prej varreve, pas së cilës filluan të gërmojnë tokën dhe arritën te arkivoli ku ishte trupi i të ndjerës Jelena Filipoviq. Ata hapën arkivolin dhe filluan të kontrollonin trupin për të gjetur bizhuteri ari, pasi e dinin se e ndjera dyshohet se ishte varrosur bashkë me arin. Gjatë bastisjes nuk kanë arritur të gjejnë asgjë, për çka nuk ia kanë arritur qëllimit të tyre, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike, transmeton Tetova News.