Policia e Kosovës po vazhdon aksionet për sekuestrimin e aparate të kriptovalutave. Policia ka njoftuar se kësaj radhe janë sekuestruar disa aparate të tilla në Lipjan.
Sipas njoftimit, operacioni është zhvilluar në fshatin Dobrajë në komunën e Lipjanit ku janë ftuar edhe zyrtarët doganor, me ç’rast janë sekuestruar aparaturat në fjalë si dhe nga ana e tyre është proceduar më tej me rastin.
Njoftimi i plotë:
Gjetja dhe sekuestrimi i aparateve për prodhimin e kriptovalutavePrishtinë, 24 janar 2022 – Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Lipjanit pas marrjes së informatave në rrugë operative si dhe pas marrjes së autorizimit nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, kanë realizuar një operacion bastisje i cili ka rezultuar me gjetjen e aparaturave për prodhimin e kriptovalutave. Operacioni është zhvilluar në fshatin Dobrajë në komunën e Lipjanit ku janë ftuar edhe zyrtarët doganor, me c’rast janë sekuestruar aparaturat në fjalë si dhe nga ana e tyre është proceduar më tej me rastin.