Në minutat e para të vitit 2022 një i burgosur shqiptar është gjetur i vëtëvrarë në burgun e Salernos në Itali.
Mediat në Itali bëjnë me dije se i burgosuri ishte 29 vjeç, por identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.
Mësohet se ai është gjetur i varur në hekurat e dritares së qelisë, por edhe pse personeli i ka dhënë ndihmën e parë nuk kanë arritur që ta mbajnë në jetë.
Shqiptari ka qenë i vetëm në qeli dhe nuk dihen ende rrethanat se si ka vrarë veten, pasi askush nuk ishte në dijeni të këtij akti të rëndë.
Ngjarja e rëndë ka shqetësuar të gjithë personelin e burgut, por dhe të dënuarit e tjerë. Vetëvrasja e shqiptarit ka ringritur edhe njëherë alarmin për problemet që kanë burgjet në Itali.
Në 20 vitet e fundit janë shënuar më shumë se 23 mijë tentativa vetëvrasjesh në burgje./tvklan.al