Sot (13 shkurt), rreth orës 13:00 në SPB Tetovë është raportuar se në autostradën Tetovë-Shkup, në dalje nga autostrada për në Tetovë, në afërsi të kryqëzimit të Veri, vetura “Opel Korsa” me targa të Shkupit, drejtuar nga 52-vjeçarja A.M. nga Kumanova, është përmbysur në rrugë.
Në këtë aksident lëndime të rënda trupore ka marrë shoferja me inicialet A.M., e cila ka qenë e vetme në automjet, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës, ku është transferuar për ndihmë mjekësore.
EkipI nga SPB Tetovë ka kryer inspektimin në vendim e ngjarjes.