Nga Vadym Denysenko, Ukrainë
1. Në fakt, embargoja e SHBA-së ka pak të bëjë me Ukrainën. Edhe pse ne jemi një lojtar kyç në këtë lojë gjeopolitike.
2. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është bërë një katalizator për rishpërndarjen globale të tregut të energjisë në mbarë botën. Shtetet e Bashkuara do të përpiqen të kufizojnë rolin e Rusisë në tregun botëror të gazit dhe naftës gjatë disa viteve të ardhshme (nafta është një shtytës kryesor i ekonomisë ruse).
3. Rusia mund (duhet) të zëvendësohet me Iranin, Venezuelën, vendet e Gjirit dhe mbi të gjitha Arabinë Saudite. Tani Shtetet e Bashkuara po punojnë në të tre drejtimet.
4. Në Iran, Izraeli me ndihmën e Gjermanisë dhe Rusisë, arriti të bllokojë pjesërisht marrëveshjen për heqjen e sanksioneve. Izraeli ka frikë se pas heqjes së sanksioneve, Irani do të jetë së shpejti në mesin e 15 ekonomive më të zhvilluara në botë për shkak të eksporteve të energjisë. Deri më tani, marrëveshja është ngadalësuar, por për Shtetet e Bashkuara është shumë e rëndësishme që Irani të zëvendësojë pjesërisht Rusinë.
5. Amerikanët, de fakto, i premtuan Venezuelës heqjen e sanksioneve në këmbim të largimit nga Rusia. Deri më tani nuk kemi asnjë përgjigje nga Maduro, edhe pse, me sa duket, propozimi është më se joshës.
6. Për herë të parë që nga vrasja e gazetarit saudit, presidenti amerikan do të vizitojë Arabinë Saudite për të rënë dakord për një rishpërndarje të re të naftës në botë.
7. Loja për të larguar Rusinë ka filluar, edhe pse në pamje të parë, tashmë çmimi jashtëzakonisht i lartë i naftës dhe gazit në muajt në vijim, do të luajë në favor të Rusisë.
Konkluzione:
1. Çmimet ekstreme të naftës po godasin ekonominë botërore, veçanërisht BE-në dhe Kinën. Gjëja më e rëndësishme për ta është ndalimi i çmimit galopant
2. BE-ja (Gjermania) do të përpiqet të mbajë Rusinë për ca kohë (Evropa objektivisht nuk mund të bëjë pa energjinë ruse për 2-3 vitet e ardhshme). Por është e rëndësishme që ata t’i japin fund luftës në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur.
3. Kina nuk priste që Rusia të mpleksej me Ukrainën. Dhe historia aktuale e naftës po e detyron Kinën të bashkohet me negociatat për Ukrainën. Dhe këtu është e mundur që Kina të nisë negociatat me Shtetet e Bashkuara për të zgjidhur çështjen e naftës
4. Jemi bërë shumë të rëndësishëm për botën. E gjithë bota tani është e detyruar të luajë lojën “si të ulet çmimi i gazit” dhe një nga elementët më të rëndësishëm për të ulur çmimin është zgjidhja e çështjes së Ukrainës.
5. Rusia nuk mund të mos kuptojë se sa larg ka shkuar Putini me aventurën e tij. Dhe atyre u duhet të paktën një lloj fitoreje përpara se të detyrohen të negociojnë efektivisht (goditja kryesore është Mariupol dhe një përpjekje për të bërë diçka në Kiev). Prandaj, detyra jonë është të mbijetojmë 7-10 ditët e ardhshme. Më pas, sipas të gjitha gjasave, Putini do të detyrohet të ulet në tryezën e bisedimeve. Dhe cilido qoftë rezultati i këtyre bisedimeve, Rusia do të hidhet jashtë tregut global të naftës dhe gazit.
Në shqip nga Tetova News