Vaji i ullirit, siç e dimë të gjithë, është një “superushqim” me yndyrna të shëndetshme që ndihmon në rritjen e kolesterolit “të mirë” dhe në të njëjtën kohë redukton “të keqen”.
Por a e dini se kur vaji i ullirit kombinohet me domatet, atëherë “lancohet” efekti pozitiv i të dyve në shëndetin tonë?
Një studim i botuar në revistën Free Radical Biology and Medicine zbuloi se vaji i ullirit rrit aktivitetin antioksidues të likopenit në domate. Kjo ndodhte vetëm me vajin e ullirit dhe jo me vajrat e tjerë, si vaji i lulediellit.
Kjo është një arsye tjetër për t’i qëndruar besnike shtyllave kryesore të dietës mesdhetare, ku një vend të spikatur zë sallata e fshatit apo sallata me domate me vaj ulliri të pastër./abcnews.al