Ballina Aktualitet Meta i përgjigjet Ramës: Nuk kam frikë nga SPAK, armët e mia...

Meta i përgjigjet Ramës: Nuk kam frikë nga SPAK, armët e mia transparenca dhe e vërteta

Kryeministri i vendit Edi Rama i ka bërë shpesh thirrje SPAK që të fillojë hetimin për Presidentin aktual, Ilir Meta. Presidenti i është përgjigjur deklaratave të tij dhe shprehet se nuk ndihet i frikësuar nga asnjë hetim i SPAK.

Meta thekson se dy armët e tij më të forta janë transparenca dhe e vërteta.

Meta: Nuk ndjehem i frikësuar nga asnjë hetim i SPAK. Rama ka frikërat dhe ankthet e tij nga drejtësia e vet dhe tani do të çlirohet vetë. Zero shqetësim nga drejtësia e Edi Ramës. Dy armët e mia me te forta janë transparenca dhe e vërteta.

Kërkon t’i transferojë te të tjerët për tu çliruar. Ka shumë shokë që i ka bërë bedelë. Ata janë cironka. Asgjë nuk bëhet pa vullnetin e KM dhe Sekretarit të Përgjithshëm. Sidomos ato akte që janë kundërshtuar nga ministra të caktuar. Ai ka hallet e veta. Ka 10 vjet që qeveris, nuk ka me kë të ndajë fajin. Thotë mos shikoni çfarë po bëj unë hatanë, por çfarë kanë bërë Berisha, pellazgët, Ilirët, etj.
Sa i takon raportit të Metës me drejtësinë. Ka qenë raport i hapur, i drejtpërdrejtë dhe i ndershëm. Nuk i jam shmangur asnjëherë drejtësisë. Edhe kur drejtësia është sjellë në mënyrë të padrejtë, unë e kam fituar betejën.

Meta i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” u shpreh se nuk ka pasur frikë as në vitet 90′ kur e kërcënonin çdo javë se do ta burgosnin./abcnews.al/