Jo, për ekspresin… por po për operën. Italia ka bërë një përpjekje që UNESCO, agjencia kulturore e OKB-së, të njohë artin e këngës italiane të operës në listën e saj të trashëgimisë globale jomateriale.
Në teatrin San Carlo në Napoli, një nga shtëpitë më të vjetra të operës në botë, njerëzit janë të kënaqur me këtë kërkesë për njohje, e cila është “legjitime” sipas drejtorit të saj, Stéphane Lissner.
“Opera ka lindur në Itali. Nëse shohim Monteverdin për shembull, Venecian, nëse shikojmë atë që ndodhi, kënga italiane është padyshim fillimi i operës. Nga pikëpamja emocionale, padyshim që nuk lidhet vetëm me muzikën, por edhe me ndërveprimin e tekstit me muzikën, domethënë me mënyrën e të kënduarit në italisht, që padiskutim provokon, një emocion, që për dashamirët e operës është emocioni më i madh”, tha Lissner.
Edhe spektatorët duken pro një kërkese të tillë.
“Puccini, Rossini, Bellini, Donizetti, ato emocione që na japin këta kompozitorë janë universale, janë përtej historisë…”.
“Unë mendoj se kjo është një iniciativë e shkëlqyer dhe shpresoj se do ta bëjë këngën operistike gjithnjë e më të aksesueshme për një audiencë më të gjerë”./Top Channel