Drejtuesit e Fiorentinës janë duke parë brenda italisë për të gjetur zëvendësuesin ideal të mbrojtësit serb, Nikola Milenkovic.
Sipas asaj që raporton “La Nazione”, Marash Kumbulla i Romës është duke u vëzhguar me vëmendje nga Fiorentina.
Për mbrojtësin serb ka interes të madh nga Interi dhe Juventus, dhe klubi i “La Viola” është duke pritur për të ditur se si do të jetë e ardhmja e Milenkovic.
Nëse Kumbulla nuk arrihet të bindet, alternativa e lojtarit shqiptar është Robin Le Normand i Real Sociedad./ h.ll/abcnews.al