Në seancën e sotme të Qeverisë së Maqednisë së Veriut, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë janë miratuar një pako rekomandimesh për të reduktuar konsumin e energjisë elektrike dhe termike në vendin tonë, me qëllim që siç njoftoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, gjitha për të pasur një dimër të sigurt për të gjithë, transmeton Portalb.mk.
“Siç e kam përmendur dhe e kemi apeluar në disa raste, parashikimet janë që do të mbijetojmë një nga dimrat më të vështirë në aspektin energjetik, jo vetëm në vendin tonë, por të gjitha vendet e rajonit dhe në evropë. Me qëllim të lehtësimit për tu përballur me periudhën që na pret dhe të mos kemi ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe shfrytëzim efikas të saj dhe fatura më të ulëta, Ministria e Ekonomisë përgatiti plan dhe rekoandime për kursimin e rrymës për dimër të sigurt”, tha ministri Bekteshi.
Rekomadimet, indikacionet dhe detyrimet janë të ndara në disa kategori, varësisht prej asaj a bëhet fjalë për amvisëri, kompani ose objekte publike në pronësi të shtetit, ku përfshihen ministritë, agjencitë, organet e drejtorive shtetërore, komunat dhe qyteti i Shkupit.
Për amvisëritë dhe kompanitë janë paraparë vetëm rekomandime, prej të cilave duhet të respektohet kursimi i energjisë elektrike, përderisa për institucionet dhe është shumë e rëndësishme të theksohet,janë paraparë detyrime konkrete.
Qëllimi që duhet të arrihet është ulja e harxhimit të energjisë elektrike për 15% në raport me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Nëse nuk arrihet ky qëllim, do të pasojë sipas kodit etik, sanksione të caktuara për të gjithë udhëheqësit e institucioneve të paraparë me vendim të veçantë dhe konluzion të posaçëm nga ana e Qeverisë.
Detyrimet e institucioneve shtetërore:
Ta ndërpresin ndriçimin dekorativ të fasadave në institucone dhe në monumentet kulturore
Të mos përdoret ndriçim në hapësira të jashtme dhe zyra të objekteve publike në periudhë kur ka mjaftushëm dritë të ditës
në sezonin e ftohjes, temperatura e klimatizuesve duhet të jetë jo më e ulët se 27 gradë, ndërsa në sezonin e ngrohjes jo më e lartë se 20 gradë.
Shkyçja e dritave kur lëshohet hapësira e institucioneve
Printimi i vetëm atyre dokumenteve që janë të nevojshme
Të shuhen kompjuterët pas përfudnimit të punës
Të ndërrohen dritat me të tilla më efikase aty ku ka mundësi etj