Një grup prej 13 ekspertësh të gjumit, nën kujdesin e Akademisë Amerikane të Mjekësisë së Gjumit, nxorën udhëzime për oraret e duhura të gjumit.
Këshillat e tyre madje janë miratuar nga Akademia Amerikane e Pediatrisë.
Bazuar në atë që shkencëtarët gjetën përmes 864 studimeve mbi zakonet e gjumit të fëmijëve dhe implikimet e tyre shëndetësore, ata arritën në përfundimin se fëmijët që nuk flenë orët e rekomanduara të gjumit në baza të rregullta kanë probleme të shtuara të vëmendjes, sjelljes dhe të mësuarit, si dhe përqindje më të larta të obezitetit, hipertensionit dhe depresionit.
Nga ana tjetër, është zbuluar se ka një kufi për përfitimin e gjumit, pasi gjumi i tepërt është shoqëruar me rritje të shkallës së diabetit, obezitetit dhe problemeve të shëndetit mendor.
Shihni udhëzimet e reja të ekspertëve se sa duhet të flenë fëmijët sipas moshës së tyre:
Bebet 4 muaj deri në 1 vit: 12-16 orë/ditë
Fëmijët 1 vit deri në 2 vjeç: 11-14 orë/ditë
Fëmijët 3 vjeç deri në 5 vjeç: 10-13 orë/ditë
Fëmijët 6 vjeç deri në 12 vjeç: 9-12 orë /ditë
Adoleshentët: 8-10 orë/ditë/abcnews.al