Ballina Shëndeti Cilat ushqime rrisin rrezikun e kancerit të zorrëve tek meshkujt

Cilat ushqime rrisin rrezikun e kancerit të zorrëve tek meshkujt

Sipas një studimi të ri, biskotat, ëmbëlsirat, pijet e gazuara, salçiçet, supat e çastit dhe petët mund të rrisin rrezikun e kancerit të zorrëve te meshkujt.

Akademikët amerikanë shqyrtuan të dhënat nga tre studime afatgjata shëndetësore që përfshinin më shumë se 46,000 burra dhe gati 160,000 gra.

Pjesëmarrësit u ndoqën për 24 deri në 28 vjet dhe gjatë asaj kohe u identifikuan 3216 raste të kancerit të zorrëve.

Studiuesit, nga Universiteti Tufts në Boston, vlerësuan dietën përmes pyetësorëve të ushqimit, të cilët plotësoheshin nga pjesëmarrësit çdo katër vjet.

Meshkujt që hanin ushqime më të përpunuara kishin 29% më shumë gjasa t’i zhvilloheshe kanceri i zorrëve sesa ata që hanin më pak. Asnjë marrëdhënie e ngjashme nuk u gjet për gratë.

Por kur studiuesit shikuan nëngrupet e ushqimeve shumë të përpunuara, ata zbuluan se gratë që konsumonin sasinë më të madhe të vakteve të gatshme kishin 17% më shumë rrezik të kancerit të zorrëve në krahasim me ato në grupin e konsumit më të ulët./abcnews.al