Ballina Shëndeti Këshilla Mënyra më e mirë për të ruajtur mollët: Me këtë truk, do...

Mënyra më e mirë për të ruajtur mollët: Me këtë truk, do të qëndrojnë të freskëta për disa javë

Vjeshta është koha më e mirë për të shijuar mollët kështu që është e rëndësishme të din se si t’i ruani dhe të mbeten të shijshme për disa ditë. Shumë njerëz i mbajnë mollët në banakun e kuzhinës. Sidoqoftë, kini parasysh se ato do të zgjasin vetëm rreth një javë nëse i lini në atë vend.

Për t’i mbajtur mollët të freskëta për aq kohë sa të jetë e mundur, mbajini larg nga rrezet e diellit direkte. Nëse dëshironi të zgjatni jetëgjatësinë e tyre, mbajini në frigorifer. Në këtë mënyrë, ato mund të qëndrojnë të freskëta deri në gjashtë javë. Mirëpo, këtu duhet të tregoni kujdes.

Sigurohuni që të mos i ruani pranë frutave dhe perimeve të tjera, sepse mollët përmbajnë gaz etilen, i cili do të ndikojë në pjekjen më të shpejtë të frutave të tjera.

Si të ruani mollët e prera?

Për t’i ruajtur sa më gjatë, vendosini fetat në një enë hermetike për ruajtjen e ushqimit në frigorifer. Ato do të qëndrojnë të freskëta për rreth 3-5 ditë, megjithëse mund të marrin ngjyrë kafe. Në këtë rast, për të shmangur nuancën kafe, lyeni me pak lëng limoni përpara se t’i vendosni në frigorifer.