Me dhimbje të thellë e morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta Elmedin Izairi-t.
Kolegët, mësimdhënësit dhe gjithë të punësuarit e shkollës tonë janë të tronditur nga largimi i tij i parakohshëm.
Në emrin tim personal dhe në emër të shkollës që e drejtoj i shprehim ngushëllimet familjes Izairi. Zoti ua shtofte durimin familjarëve.
U prehtë në paqe Elmadini!
Drejtor: Asmir Sallai
Letër ngushëllimi për familjen e Elmedin Izairit,
E nderuar familje Izairi,
Me hidhërim të thellë mësuam lajmin, më 01. Shtator 2022, për ndarjen nga jeta të djalit tuaj Elmedin Izairit, vëllaut e bashkëfshatarit tonë dhe i dashurisë njerëzore.
Me këtë rast, na lejoni, që në emrin tonë të Shoqatës AVFI Bogovinë, në Zvicër, t’ju shprehim ngushëllimet tona më të afërta.
Ai, do të mbetet i pathyeshëm gjithmonë në kujtimet tona miqësore e njerëzore.
„Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehëmi“
Allahu e shpërbleft me Xhenet, kurse familjes Allahu ju dhashtë sabrin.
Me dhimbje e pikëllim,
Shoqata AVFI Bogovinë, Zvicër
Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të shokut dhe bashkëfshatarit tonë Elmedin Izairi.
Lusim Zotin e Madhërishëm ta shpërblejë me Xhennetet e Tij, kurse prindërve dhe familjarëve t’ju jep durim dhe forcë për të përballuar këtë rast tragjik!