Përveç rezultatit të thellë 6-2, përballja Angli-Iran do të mbahet mend në historinë e futbollit dhe si ndeshje më e gjatë në një botëror.
Kjo për shkak të ndërprerjeve të shumta të lojës gjatë 45 minutave në të dyja pjesët e takimit, që detyroi arbitrin e katërt të japë një kohë shtesë shumë të gjatë.
Kështu, në pjesën e parë, për shkak të dëmtimit të portierit iranian, u dhanë plotë 14 minuta lojë, ndërsa në pjesën e dytë 10, por dhënia e penalltisë në fund dhe ndërhyrja e VAR e detyroi arbitrin të shtojë dhe 2 minuta.
Në total ndeshja Angli-Iran zgjati përtej 115 minuta.
Po kështu, një tjetër moment për t’u shënuar në këtë ndeshje është se Irani bëri plot 6 zëvendësime. Rregullorja e re e aplikuar për herë të parë në Botërorin e Katarit e lejon një ekip të bëjë një ndërrim shtesë kur një prej lojtarëve pëson një dëmtim të rëndë në kokë.